Hargreaves takohet me nënkryetaren e LV-së: Kosovës i nevojitet presidenti menjëherë pas zgjedhjeve
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani – Myrtaj, me të cilën ka thënë se është pajtuar se Kosovës i nevojitet zgjedhja e presidentit menjëherë pas zgjedhjeve.
Me të, ambasadori britanik ka thënë se kanë diskutuar edhe për fushatën zgjedhore dhe që partitë të jenë “respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave”.
“Sot u takova me nënkryetaren e dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani – Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”.



