Harry Bajraktari ndihmon Tropojën, presidenti Meta falënderon humanistin e atdhetarin

09 prill 2020 | 19:47

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot kontributin e biznesmenit shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari për ndihmat që po jep për banorët e Tropojës, gjatë pandemisë së koronvirusit.

Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan “falenderoj personalitetin e shquar të diasporës tonë Harry Bajraktari, i cili në këto ditë sakrificash ndihmon një nga komunitetet më në nevojë si ai i Bashkisë Tropojë!”.

Në mbrëmje e së mërkurës ka mbrri në “Qytetin e Alpeve” ndihma humanitare me 25 tonë miell për 1 mijë familje më në nevojë të Tropojës, e dërguar nga shqiptaro-amerikani Harry Bajraktari- “Nderi i Kombit”, biznesmen humanist në New York, veprimtar i njohur i Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Në ditën e sotme të 9 prillit, Myftinia e Tropojës si kordinatore lokale, me kryemyfti Eduard Demiraj, me një komision mbikqyrës, sipas listave zyrtare të familjeve të rregjistruara në nevojë, po vazhdon shpërndarjen e tyre amanetqare e misionare në zona e fshatra, me makina të porositura e përfaqësues të ngarkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabet e krizave për luftë kundër koronavirusit në Mitrovicën e…