Harry Bajraktari: Vazhdoj ta mbështes Vjosa Osmanin për presidente

23 shkurt 2026 | 21:31

Harry Bajraktari ka reaguar në Facebook se artikulli i publikuar nga gazetari Xhemajl Rexha, në të cilin pretendohet se ai është duke lobuar në Shtetet e Bashkuara kundër presidentes Vjosa Osmani, është plotësisht i pavërtetë.

“E ftoj publikisht të paraqesë qoftë edhe një fakt të vetëm që dëshmon se unë kam punuar kundër Presidentes Vjosa Osmani, apo kundër ndonjë Presidenti apo Kryeministri të Republikës së Kosovës. Një pretendim i tillë është i pabazë dhe absurd!”.

“Unë e kam mbështetur publikisht Presidenten Vjosa Osmani dhe vazhdoj të qëndroj pas vlerësimit tim se, ajo është kandidatja e duhur për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës”, ka shkruar ai, për të vazhduar tutje se: “Gjatë gjithë jetës sime jam angazhuar për forcimin e institucioneve të Kosovës. Siç e kam theksuar edhe më herët, për mua KOSOVA ËSHTË MBI GJITHÇKA!”.

“Për të shmangur çdo keqinterpretim, po e them qartë sërish: NUK KAM AMBICIE PËR T’U BËRË PRESIDENT I KOSOVËS. Kjo në asnjë mënyrë nuk e zbeh angazhimin tim për Kosovën. Synimi im është anëtarësimi i Kosovës në NATO brenda pak viteve të ardhshme, dhe në këtë drejtim punoj çdo ditë me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Harry Bajraktari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në “Debat Plus” është pyetur…