Harry dhe Meghan të shqetësuar, dronët e paautorizuar fluturojnë mbi shtëpinë e tyre

28 maj 2020 | 16:07

Meghan dhe Harry janë shqetësuar për sigurinë e familjes.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u transferuan në Los Angeles me kohë të plotë më pak se tre muaj më parë, por ata tashmë po merren me çështje serioze të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Ata janë të shqetësuar për sigurinë e familjes pasi dronët e paautorizuar fluturojnë sipër shtëpisë së tyre.

“Ata janë përballur me ndërhyrje shtypi të paimagjinueshme në shtëpi, dhe se pavarësisht raporteve për të kundërtën, Princi Charles nuk po paguan për sigurinë e tyre. Kur ata punësojnë një ekip privat të sigurisë, ata personalisht do të paguajnë kostot”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linja ajrore britanike me kosto të ulët të lehtë "EasyJet"…