Harry Kane bëhet objektivi kryesor i Barcelonës
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, po fiton gjithnjë e më shumë terren si objektivi kryesor i Barcelonës për sezonin e ardhshëm, duke kaluar në plan të parë përpara Julian Alvarez, i cili mbetet një opsion më i vështirë për shkak të kërkesave të larta financiare të Atletico Madrid.
Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Gjermani, ku ka realizuar 23 gola dhe ka dhënë tre asistime në të gjitha kompeticionet, formë që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve katalanas.
Për më tepër, sulmuesi 32-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, e vlefshme deri në vitin 2027, një shumë e përballueshme brenda kufijve financiarë të Barcelonës.
Kontrata e Robert Lewandowskit skadon verën e ardhshme dhe largimi i tij i mundshëm pritet të lirojë një pjesë të konsiderueshme të fondit të pagave, duke i hapur rrugë afrimeve të reja.
Barcelona beson se aftësia e Kane për t’u përshtatur shpejt, së bashku me potencialin e tij të provuar, do ta ndihmojnë të shkëlqejë në La Liga dhe ta zëvendësojë denjësisht Lewandowskin në majën e sulmit.



