Harry Kane vendos për të ardhmen dhe i jep fund çdo spekulimi

05 janar 2026 | 15:47

Pas muajsh të tërë spekulimesh, e ardhmja e Harry Kane duket se do të mbetet e lidhur ngushtë me Bayern Munich.

Sulmuesi anglez, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor të vitit 2027, ka lënë të kuptohet qartë se është i gatshëm ta zgjasë qëndrimin e tij në ‘Allianz Arena’.

Në javët e fundit janë përfolur skenarë të ndryshëm, që nga një rikthim i mundshëm te Tottenham deri te një transferim hipotetik te Barcelona.

Megjithatë, realiteti është ndryshe: Kane nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

I pyetur nga e përditshmja gjermane Bild, kapiteni i kombëtares angleze theksoi se ndihet shumë i lumtur në Munich dhe se rinovimi i kontratës është vetëm çështje kohe

Vendim i qartë

“Është e qartë që tani do të flitet shumë për kontratën time. Po e shijoj jashtëzakonisht shumë kohën këtu. Nuk e imagjinoj veten në ndonjë vend tjetër për momentin. Ditë si kjo, kur shoh mbështetjen e tifozëve, ma përforcojnë edhe më shumë këtë ndjenjë”.

“Është plotësisht e mundur që të rinovoj. Duhet të flasim për këtë dhe do të realizohet. Përqendrimi im është te ky sezon, por nuk ka asnjë vend tjetër ku do të preferoja të isha tani”, u shpreh Kane.

I transferuar te Bayern Munich në verën e vitit 2023 për shifrën e konsiderueshme prej 95 milionë eurosh, Kane është përshtatur në mënyrë perfekte me skuadrën bavareze.

Deri më tani, ai ka regjistruar 115 gola dhe 29 asistime në 121 ndeshje zyrtare.

Për më tepër, në Gjermani ai ka thyer edhe “mallkimin” e mungesës së trofeve, duke fituar tashmë një titull të Bundesligës dhe një Superkupë të Gjermanisë, duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor vazhdon mbështetjen për…