Harry Maguire kapitullon “djajtë” në çerek-finalen e Europa League

13 prill 2023 | 23:19

Manchester United ka shkatërruar gjithçka që ndërtoi në pjesën e parë të sfidës së parë të çerek-finales së UEFA Europa League, ndaj spanjollëve të Sevilla, me sfidën në mitikun “Old Trafford” që u mbyll me rezultatin e barabartë 2 me 2.

“Djajtë” e Ten Hag morën shpejt avantazhin e dyfishtë, me “arkitektin” austriak të mesfushës, Marcel Sabitzer, i cili shënoi një dopietë në minutat 15’ dhe 20’ të sfidës, duke i dhënë shpresë shokëve të tij të skuadrës se mund të mbyllnin gjithçka që në përballjen e parë ndaj “andaluzianëve”, mirëpo nuk ka rezultuar kështu.

Ndeshja mbeti e qetë deri afër fundit, ku pas shumë tentativash të spanjollëve për të ngushtuar rezultatin, anësori i mbrojtjes së “djajve”, Tyrell Malacia i bëri një “nder” kundërshtarëve duke çuar gabimisht topin në rrjetën e tij në minutën e 85’-të të sfidës, gol ky i cili shtoi akoma dhe më shumë “urinë” e spanjollëve për golin e barazimit dhe kështu ndodhi.

Vetëm 8 minuta më pas, gjatë një krosimi në zonën e “djajve”, “bomberi” i Sevilla, Youssef En-Nesyri godet topin furishëm me kokë, top i cili përplaset me “tmerrin” e vendasve, Harry Maguire, me këtë të fundit, i cili largon në mënyrën e gabuar duke shkaktuar një tjetër autogol.

Kështu, gjithçka mbetet e hapur për sfidën e radhës, teksa javën e ardhshëm anglezët do të udhëtojnë drejt Spanjës për t’u përballur me Sevilla-n në “ferrin” iberik të “Ramon Sanchez Pizjuan”, në një sfidë ku pritet gjithçka. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin…