Harxhohen 3 mijë e 500 vaksina ‘Pfizer’, Kosova në dozat e fundit të vaksinave kundër Covidit

09 maj 2021 | 13:41

Në Kosovë, deri më 9 maj, me dozat e vaksinës kompanive “Pfizer dhe BioNTech” janë vaksinuar 3 mijë e 500 persona, ka bërë me dije për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Me dozat e vaksinës “Pfizer/BioNTech”, janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor në Kosovë.

“Deri më tani, nga sasia e dedikuar prej 4,680 dozave të vaksinave, kemi shpenzuar 3 500. Në dispozicion kemi edhe 1,180 vaksina, po flas për kontingjentin e parë”, ka thënë Bardhi gjatë një konference për medie.

Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë pohuar se javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave, që përsëri do të jetë donacion.

Procesi i imunizimit me këtë lloj të vaksinave në Kosovë ka nisur më 5 maj, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë “Pfizer dhe BioNTech”.

Kjo është pjesa e parë e 95 mijë dozave që Bashkimi Evropian ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një punëtor shëndetësor në Klinikën Infektive duke u vaksinuar kundër Covid-19 me vaksinën e “AstraZenecas”.

Edhe në fund të muajit mars, në formë donacioni, Kosova kishte pranuar 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, si donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Këto doza janë harxhuar në fund të muajit mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa numri i të hospitalizuarve në klinikat Covid dhe spitalet…