Harxhon 550 mijë euro për tu bërë si Kim Kardashian…

21 janar 2019 | 14:14

550 mijë dollarë për t’u transformuar si Kim Kardashian. Kaq ka harxhuar modelja Jennifer Pamplona, 26 vjeç nga Sao Paolo për tu dukur si Kim Kardashian. Modelja iu nënshtrua disa operacioneve në gjoks, vithe, hundë dhe futi në trup disa herë fillers.

Modelja u bë e njohur pas lidhjes me Celso Santebanes, i ashtuquajturi Keni i Brazilit. Pas vdekjes së tij nga leucemia në vitin 2015, asaj iu propozua të bëhej pjesë e një shfaqjeje televizive e të transformohej tërësisht.

Ajo i vazhdoi operacionet dhe pas show-t televiziv, sepse kështu ndihet e lumtur dhe ndihet mirë me veten dhe pse duhet të pranojmë që me Kim Kardashian nuk duket aspak njësoj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga ministri Kujtim…