Hasani dhe Juniku diplomojnë në Programin e FIBA Time-Out 3.0

15 gusht 2025 | 14:58

Menaxherja e Eventeve e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Artina Hasani dhe drejtori i 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku, të enjten me sukses e kanë përfunduar Programin FIBA Time-Out 3.0.

Të dy kanë marrë Postgraduate Certifikatë në “Biznes dhe Menaxhment”, si dhe certifikatën për përfundimin me sukses të kursit të FIBA-s “Biznesi në Sport” në kuadër të programit FIBA Manager Course, në “Northumbria Newcastle University”.

Ceremonia e diplomimit të studentëve të programit të FIBA Time Out 3.0 është organizuar në Mies, Zvicër, në Patrick Baumann House of Basketball. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe mysafirë e bashkëpunëtorë të FIBA-s, në kuadër të këtij programi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma ka bërë një ofertë prej 20 milionë paundësh…