Hasani drejt transferimit në Arabi

14 qershor 2023 | 15:51

Rrugën e shumë yjeve të futbollit evropian për kalimin në futbollin arab, pritet ta ndjekë edhe një futbollist nga Kosova. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Kosovës, Florent Hasanin.

Sulmuesi i Tiranës është shënjestruar nga një skuadër arabe dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në ligën e “sheikëve”. Te Tirana janë të sigurt që Hasani do të ikë dhe do të sjellë para. 500 mijë euro pritet të jetë shifra e transferimit të kosovarit në ligën arabe.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 19 gola në edicionin që lamë pas dhe ishte sulmuesi kryesor në kampionatin shqiptar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot tre zyrtarë kufitarë…