Hasani i jep mbështetje O’Connellit për zhvillimin e ragbit

03 tetor 2018 | 14:15

Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK), Besim Hasani e falënderoi kryetarin e Federatës së Ragbit të Kosovës, Ruairi O’Connell, njëherit ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, për kontributin e jashtëzakonshëm në themelimin dhe drejtimin e Federatës së Ragbit.

Më këtë rast Hasani ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar kryetarin e FRK-së, Ruairi O’Connell, në mënyrë që sporti i ragbit  të ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit. Nga ana e tij, ambasadori O’Connell është shumë mirënjohës për ndihmën që mori nga Komiteti Olimpik i Kosovës për themelimin e federatës së re.

“Në Kosovë momentalisht veprojnë gjashtë klube të regjistruara, por në bashkëbisedimin mes presidentit Hasani dhe kryetarit O’Connel u tha se duhet të vazhdojnë me nxitjen, promovimin dhe zhvillimin e klubeve dhe të këtij sporti. Palët u dakorduan që deri në fund të vitit, KOK-u të organizojë kursin bazik për administratorë të sportit për Federatën e Ragbit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Milanin.…