
Hasani i PDK-së tregon pse nuk votuan Rashiqin: Me një thes krejt janë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka treguar arsyen se pse kjo parti ka abstenuar për votimin e nënkryetarit nga Lista Serbe, Nenad Rashiq.
Hasani ka thënë se votimi i sotëm është për pozicione politike.
“Që në hyrje deklaruam se për sot nuk e kemi të drejtën e votimit, nuk marrim përgjegjësi me votuar për shkak se kemi zgjedhje edhe nuk është drejtë që e kanë pru sot por megjithatë me abstenuar, pra, pjesëmarrja në votim ishte dhe ishte e drejtë. Unë disa herë kam kërkuar që ta bëjmë një zgjidhje edhe brenda grupit, ata heshtën për shkak të zgjedhjeve dhe ky është problemi. Tani Nenadin e propozuan kinse me shorte pa shorte ku e di unë se si janë ato procedurat. Është çështje e ndjeshme sepse për pozicione politike dhe nuk luftohet për mbrojtjen e shtetit, secila parti që e ka vendos për këtë gjendje ka përgjegjësi para qytetarëve për shtetin dhe mbrojtjen e tij”, ka thënë ai.
Në pyetjen e gazetarëve se a është njëjtë sikurse Rashiq dhe Lista Serbe, ai ka thënë se “njëjtë janë të gjithë, me një thes krejt janë. Hiç mos ta nin”.
Nenad Rashiq është zgjedhur të premten nënkryetar i kuvendit me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime.