Hasani: Kur flasim për Xhavit Gashin në përvjetorin e vdekjes se tij, kujtojmë luftën që ka bërë ai bashkë me ushtarët e UÇK-së

09 prill 2024 | 22:12

Në qytetin e Ferizajt në katërvjetorin e vdekjes është përkujtuar ish-ushtari i orëve të para të UÇK-së, Xhavit Gashi.

Për nder të veprës së Xhavit Gashit është organizuar Akademi Përkujtimore, ku ishin të pranishëm shumë familje të dëshmorëve, ish-eprorë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidë, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë të tij, kujtuam sot në 4 vjetorin e ndarjes nga jeta, veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarin e orëve të para të lirisë. Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe ish-komandanti i operativës së UÇK-së, Nait Hasani.

“Sot kujtojmë një luftëtar qe heret ne fillet e mendimit qe Kosova mund te çlirohet vetem me lufte te armatosur dhe u angazhua ne ilegalitet te thelle si anetar I njesitit gueril te UÇK-së, ketu ne Ferizaj e rrethine, se bashku me Rexhep Bislimin e Vezir Jasharin, keta ishin ata qe krijuan njesitin e pare te UÇK-së ne Ferizaj”, tha ndër tjera Nait Hasani në fjalimin e tij para të pranishmëve.

Fjalimi i plotë i Hasanit:

Të nderuar Familje te Deshmoreve, Invalideve dhe Veteraneve te UÇK-së

Te nderuar pjesemarres,

I nderuari kryetar Agim Aliu,

I nderuari Bajrush, Ilmi, Rafiz,

E nderuara Familja e Xhavit Gashit,

Sot kujtojmë një luftëtar qe heret ne fillet e mendimit qe Kosova mund te çlirohet vetem me lufte te armatosur dhe u angazhua ne ilegalitet te thelle si anetar I njesitit gueril te UÇK-së, ketu ne Ferizaj e rrethine, se bashku me Rexhep Bislimin e Vezir Jasharin, keta ishin ata qe krijuan njesitin e pare te UÇK-së ne Ferizaj.

Po kjo date e sotme ka nje rendesi te dhimbjes dhe krenarise se bashku.

Ne kete date nderroj jete para kater viteve Ushtari i UÇK-së. Nderroj jete ne kohe shume te rende, ne kohe Covidi, qe atehere as varrim nuk mundem t’i bejme e ta nderojme si ushtar e si gueril i UÇK-së.

Po sot duhet te thuhet e te tregohet per Xhavitin e Rexhen dhe per Vezirin, keta djeme e burra qe ishin te gatshem dhe ju bashkuan UÇK-së, atehere kur dhe shume pak njerez dinin apo dhe njerez qe nuk guxonin as te mendonin per luften duke e menduar Serbin si kulqeder dhe vetem kur e mendonin Serbinë me ate ushtri i zinte frika e lemeria. Por keta djeme e mbyten friken i kthyen shpresen vendit dhe i thane vetes  e kohes se ne jem te gatshem dhe taksave te policise e ushtrise ti dalim perballe me trup e pushke te luftojme e ta clirojme Kosoven nga pushtuesi Serb.

Dhe duke ardhur ketu ne Ferizaj isha duke e kujtuar ate kohe e ato rrethana politike te kohes dhe ata njerez qe kishin humbur shpresen ne cdo gje dhe ne veten e tyre duke pritur dhe secili duke menduar si te ik e te dal diku jasht neper dyere te botes per pak shprese e jete, pasi ketu ishin paralizuar e thyer shpresa ne cdo gje.

Duke ardhur per Ferizaj koha sot e bene te veten, si atehere sikur bisedoja me bacen Ekrem dhe me porosi te tij, nisem per  Ferizaj per te takuar Rexhen edhe pse Ferizaji dikur kishte qene nje qender e fuqishme e rezistences politike dhe kishte pasur mjaft ish te burgosur politik qe tashme te cilet I kishte kapur letargjia politike dhe heshtja me pritjen mes deshires per te mos heshtur dhe frikes.

Qe ne takim e pare atehere Rexha ishte ai qe tha po, jam dhe do te jem bashk me shoket e mi, do te jemi te gatshem te luftojme me cdo mjet Serbin. Ai tha une dhe familjen e jap e bashk me shoket japim dhe jeten per çlirimin e Kosoves.

Ai kishte shoket, por atehere per shkak te kushteve te punes e rrethanave politike

ne nuk njiheshim me emra, por me pseudonime, ata nuk me njihnin me emer, (sepse ishim te percjellur nga politika paqesore e asaj kohe qe shumica e asaj politike ishin njerez qe na kishin denuar e gjykuar me denime te renda dhe ish anetar te komiteteve te partise socialiste e disa dhe te Julit Serb dhe ish udbashe shqiptare dhe policia e udba Serbe).

Unë njihja Rexhen dhe shtepine e tij sepse kete emer ma dha baca Ekrem, ndersa ai nuk me njihte me emer por me emer te luftes, me pseudonim.

Keshtu ne takoheshim dhe bisedonim e debatonim per qeshtjet  qe ishin me rendesi ne Ferizaj po dhe ne Kosove.

Une kam takuar disahere Xhavitin se bashku me Rexhen e Vezirin ne ate kohe si njesit gueril dhe angazhimin e nesitit per kryerjen e aksioneve dhe aksionit ndaj Bobanit, sepse ky polic famekeq kishte vrare Fidan Brestovcin femije gjashtevjeçar magjistralen Prishtinë-Ferizaj ne prezence te prinderve ne makine.

Te kthehesh ne kohe duke i analizuar situatat e asaj kohe, qendrimi i Xhavitit, Vezirit e Rexhes eshte guximi e besimi tyre ne fitore ne lirin dhe çlirimin e vendit, Kosoves nga Serbia.

Ky besim ne veten e tyre te te treve dhe pastaj duke u rritur e duke u zgjeruar njesitet  deri te dalja publike e UÇK-së, UÇK-ja eshte vepra me madhore e shekullit qe ka nxjerrur populli jone shqiptar në Kosovë.

Por te gjykosh nga kjo kohe dhe pas njezete viteve pas lufte akoma jemi duke u perballur me Serbin dhe pas shpalljes se Kosoves shtet, kjo e tregon rendesin e luftes son dhe se pa luften tone te UÇK-së Kosova nuk ishte çliruar kurre nga Serbia, ata qe thone se ishim cliruar pa lufte ata jane firkacak e puthadore e humbes qe pas lufte ju ka kujtuar se pas lufte behet lufta me sherbime te huaja, kunder luftes.

Ne kur flasim per Xhavitin ne pervjetorin e vdekjes se tij dhe kujtojme luften qe e ka bere ai bashk me ushtaret e UÇK-së, shoket tane te luftes dhe udheheqes te saj Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Sali Mustafa e te tjerë, te cilet jane shoke dhe te Xhavitit, sot ata jane ne Gjykaten Speciale duk e u gjykuar me akuza te Serbise dhe nga bashkepunetore shqipefoles te Serbise.

Atje ne Gjykaten Speciale ne Hagë tentojne te na gjykojne luften tone dhe nese ne rrime duar kryq e bejme sehire, ata do te na gjykojne.

Por te gjithe ata tru shperlare duhet ta din se luften tone Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk lejojme te na gjykoj askush, ajo eshte lufta jone kombetare, lufta jone per liri e clirim te Kosoves nga Serbia, e krijuar me mund sakrifica mbinjerezore e gjak shqiptari.

Eshte mjerim sot kur qeveria jone nuk eshte ne mbrojtje te luftes e shtetit tone, sepse ky shtet u krijua me gjakun e deshmoreve te Rexhes e Vezirit me mundin e sakrificen e luftetareve te UCÇK-se te veteraneve e invalideve qe kane lene pjeset e trupit neper fushebeteja qe I kane dalur perball ofenzivave te policise e ushtrise Serbe aty ishte ne ato fushebeteja dhe Xhavit Gashi veteran i UÇK-se, qe ne sot e perkujtojme ne pervjetorin e kater te vdekjes.

Ne keto rrethana qeveria jone  pavaresisht inateve politike, ajo duhet te angazhohet me cdo mjet e mundesi ne mbrojtje te luftes se UÇK-së, sepse sot mbrojtja e Hashim Thaçin ne Gjykaten Speciale bashk me shoket eshte interes Kombetar e shtetror i Kosoves si shtet.

Te nderuar pjesemarres, e nderuara familja e Xhavitit, te kesh nje anetar, nje familjar, nje burre e baba, qe i ka dalur zot atdheut athere kur atdheu ka qene ne rrezik e ka pasur nevoj Xhaviti e mbrojti me jeten e tij dhe me lufte, kjo eshte ndere e vlere e ndergjegjes kombetare e krijuar me gjak mund e sakrifice jetesore, qe do te jete pjese e kujteses dhe e historise sone kombetare.

Te jesh nder te paret qe perballesh me sfidat e luftes, te rrezikut individual e familjar ishte atehere guxim, besim, trimeri e vetflijim, ishte vetedije politike kombetare e tij me dhene cdo gje per atdheun e kur jep per atdheun atdheu nuk i harron kurre bijte e vet ai i mban ne kujtese, ata qe i dolen zot ne dite te veshtira dhe e cliruan nga okupimi shteteror Serb.

Sot per shkak te interesave politike e partiake disa qe kane ndenjur duke bere sehire e ikur disa rrugeve te botes sa kembet koken dhe disa mshefur ner dimi te grave e disa si bashkepunetore te Serbise, qe Xhaviti me shoke I ka permbyse me lufte clirimtare, ata me ndihmen e Serbise permes disa kinse ojqeve e disa kuazi analistave femije te udbasheve dhe udbashe tentojne te nencmojne luften tone, luften e UÇK-se, se ata jane bere bashk me Serbin kunder luftes  e Kosoves si shtet, por dhe ne kete beteje do ta mundim kete llum politike ashtu sic e kemi mundur Serbin me lufte.

Por ne kurre nuk do te lejojme te na prek luften askush, sepse ajo eshte lufta jone e shenjte Shqiptare, ajo eshte ndergjegjia jone kombetare, ajo eshte krenaria jone, ajo eshte  gjaku yne liridashes, ajo eshte shteti jone I Kosoves, ajo eshte e ardhmja jone dhe ate nuk do lejojme te na prek askush me asnje cmim se aty eshte gjaku i deshmoreve, invalideve e veteraneve dhe fitorja e luftetareve te UCK-se dhe e Xhavitit.

E nderuara familja e Xhavitit eshte humbje e madhe vdekja e hershme Xhavitit dhe ne rrethana te covidit dhe me e rende, per ju e per ne si shoke e bashkeluftetare.

Por ju me gjithe dhembjen dhe mungesen e tij duhet te jeni krenar per baben, prindin tuaj dhe burrin Xhavitin, qe ishte ushtar i atdheut e UÇK-së, ajo UÇK-ja eshte nder vlerat me te cmuara te atdheut, eshte embleme e kombit.

Sot Xhaviti I takon historise se shtetit tonë me UÇK-në.

Nderime e respekt vepres liridashese te Xhavit Gashit!

Lavdi deshmoreve te Kombit!

Lavdi UÇK-së!

08.04.2024                                  

Nait Hasani

Ferizaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Blerim Latifi tha se kryeministri Albin Kurti e shikon…