
Hasani: Kurti mund të kandidojë për kryeministër, por jo edhe për deputet të Kuvendit
22 dhjetor 2020
| 00:12
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar vendimin e Kushtetueses për votën e deputetit Etem Arifi.
“Në aspektin profesional, vendimi është shumë i çuditshëm. Ky vendim i ndalon çdokujt kandidimin nëse ka qenë i dënuar në tre vitet e fundit”, tha ai në “RTV Dukagjini”.
Hasani tutje ka deklaruar se se nuk është e vërtet ajo që thotë Kushtetuesja në raport me Komisionin e Venecias. Sipas tij ky komision nuk ka konstatuar asnjëherë ato që po i thotë Kushtetuesja. “Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim dënues. Këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Penale”.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Albin Kurti mund të kandidojë për kryeministër të vendit por jo edhe për deputetë të Kuvendit.