Hasani: Nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, vendimet e Qeverisë Kurti nuk janë ligjore

16 prill 2025 | 11:37

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije vendimet e qeverisë Kurti, e cila është në detyrë, nuk janë ligjore.

Ai ka thënë se nga dita që KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, vendime e Qeverisë Kurti janë të kontestueshme.

Në një intervistë për emisionin “Context” në “ATV”, Hasani ka thënë se prej certifikimit të rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja Albin Kurti është dashur të japë dorëheqje dhe ta largohet nga zyra e kryeministrit.

Sipas tij, nga momentin i certifikimit pozitat ekzekutive është dashur të merren nga zëvendësit, të cilat nuk janë certifikuar si deputetë.

“Derisa nuk i sfidon askush në Gjykatë Kushtetuese ato ligjore janë. Kurrkush nuk po sfidon edhe u kry muhabeti. Por nuk janë. Prej momenti që ka ndodhur certifikimi i mandatit, sepse Kushtetuta dhe ligji janë të qartë, është dashur me i caktuar ata që nuk janë certifikuar”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja arrin të kualifikohet mes drithërimash, kjo pasi parisienët dolën…