
Hasani: Nuk do ta votoja Limajn për kryeparlamentar, ma ka sharë shumë Albinin!
23 maj 2025
| 10:59
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është pyetur nga gazetarët se a do ta votonte Fatmir Limajn për kryeparlamentar.
Ai ka bërë me dije se nuk ka votë as për Limajn.
“Ma ka sharë shumë Albinin dhe nuk mund ta votojë Fatmirin. Më vjen keq”, ka thënë Hasani.