
Hasani: Nuk e votoj qeverinë me LV-në, nuk u treguan korrekt me procesin në Gjykatën Speciale
04 qershor 2025
| 10:56
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë se nuk e voton një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, LV-ja nuk është treguar korrekt me procesin në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Po, kam pasur kërkesë, ju kam treguar. Nuk ka pasur ofertë, por kanë kërkuar mbështetje, por ju kam thanë që nuk ka mundësi”, ka thënë Hasani.
Hasani edhe më herët kishte thënë se Kurti nuk i ka dalë në fjalë për një vizitë në Hagë.