Hasani: Qasja e LV-së ndaj Kushtetueses përshpejton autonominë serbe në Kosovë, ndërkombëtarët do të përfshihen me oferta që prekin themelet e 17 shkurtit

29 janar 2026 | 16:37

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe profesori, Enver Hasani, ka thënë se vendimi i djeshëm i Kushtetueses për procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhë e komunitetit serb është konstatim për shkelje brutale të dispozitave që mbrojnë barazinë e komuniteteve dhe përfaqësimin politik në Kushtetutën e Kosovës.

Profesori Hasani ka thënë se vendimi i nxjerrë nga Kushtetuesja ka qenë rikujtim për Lëvizjen Vetëvendosje se demokracia e shumicës s’mund të përdoret për tirani ndaj askujt, aq më pak ndaj komuniteteve pakicë.

Sipas tij, komunitetin serb në Kosovë e përfaqëson partia që ka shumicën e ulëseve në Kuvend dhe jo Nenad Rashiq.

Ish-kreu i Kushtetueses në një intervistë për “Express”, ka thënë se shteti i Kosovës forcohet vetëm duke respektuar në përpikëri Kushtetutën e Kosovës, Planin e Ahtisarit dhe detyrimet që dalin për mbrojtjen e pakicave në vend.

Reagimin e kreut të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashës, Hasani e sheh si një tregues që Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë praktikën e rrënimit të rendit kushtetues, shantazhit dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe të gjithë atyre që nuk mendojnë se pakica serbe duhet të nxirret nga sistemi kushtetues.

Sipas Hasanit, përmes kësaj logjike të pushtetit, vetëm sa do të përshpejtohet implementimi i autonomisë serbe në Kosovë dhe se do të ketë intervenim të faktorit ndërkombëtar, me oferta që prekin edhe themelet e pavarësisë së 17 shkurtit.

Intervista e plotë: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur sanksione ndaj 15 zyrtarëve iranianë…