Hasani: ShBA-ja nuk do ta imponojë zgjidhjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

25 dhjetor 2018 | 14:35

Letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, për presidentët e Kosovës dhe të Serbisë janë inkurajim për arritjen e një marrëveshjeje në mes të palëve, por jo që ajo domosdo të jetë copëtimi i Kosovës ose ngjashëm.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, profesori i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Hasani nuk e ka përjashtuar mundësinë që ideja për ndryshim të kufijve të jetë në tavolinën e bisedimeve, por sipas tij, është gabim që të rihapet çështja e kufijve, përgjithësisht në Ballkan.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/shba-sdo-ta-imponoje-zgjidhjen-ndermjet-kosoves-dhe-serbise-/29675601.html.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Farrah Abraham ka vendosur që të festojë Krishtlindjet me bikini,…