Hasani: “Skandali më i madh” i Vjosa Osmanit është propozimi i seancës për buxhetin

26 nëntor 2025 | 21:25

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për shkelje të rëndë kushtetuese lidhur me propozimin për mbajtjen e seancës së Kuvendit për buxhetin, duke e quajtur këtë veprim “skandalin më të madh” të saj në ushtrimin e detyrës.

Sipas Hasanit, presidentja po i referohet gabimisht aktgjykimit të vitit 2020 për të justifikuar ndërhyrjen e saj, duke e përdorur këtë si mjet politik.

“Skandali ma i madh militantizmi i Vjosës, që thotë aktgjykimi i 2020 ma lejon mu, dhe abuzon me qytetarë. S’ka logjik,” deklaroi ai.

Hasani theksoi se Kushtetuta është e qartë për rastet kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se presidentja nuk ka diskrecion për ta shmangur këtë procedurë kur dështojnë përpjekjet për formimin e Qeverisë.

“Kushtetuta thotë që shkohet në zgjedhje ajo duhet me dekretu, nuk ka çare. Kushtetuta i përcakton tre raste, dhe një prej tyre është kur herën e dytë dështon brenda 60 ditëve.”

Ai kujtoi se neni 95 i Kushtetutës përcakton edhe afatin për mbajtjen e zgjedhjeve pas këtij dështimi:

“Neni 95 cakton që zgjedhjet duhet me u mbajtë brenda 40 ditësh. Asnjë diskrecion s’e ka në momentin që ka dështuar ai. Absolut.”

“Aktgjykimi i 2020 i referohet situatës kur ka dështuar mandatari i parë, e jo i dyti.”

Sipas tij, ndërhyrja e presidentes përmes seancës së buxhetit ishte veprim politik, jo kushtetues, dhe përbën shembull të “abuzimit klasik me pushtetin”. /Gazeta10

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë…