Hasani: Sot hera e fundit, s’vi më në Kuvend për ta dëgjuar refrenin e njëjtë, Kurti duhet ta kuptojë se s’i ka fituar zgjedhjet

11 qershor 2025 | 11:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka thënë se sot është “hera e fundit” që ai shkon në Kuvend për kosntituimin që nuk po ndodh.

Ai ka thënë para gazetarëve para tentimit të 30-të për konstituimin e Kuvendit se nuk do të shkojë më atje për ta dëgjuar “refrenin e njëjtë”.

“Unë për herë të fundit sot vi. 30. Në libër të Guinnessit jemi. Nuk do të vi më”, ka thënë Hasani.

Më tutje, Hasani ka thënë se kryetari i LV-së, Albin Kurti “duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë: nuk i ka fitu zgjedhjet”.

“Është parti e parë, por nuk i ka fituar zgjedhjet. Kaq”,  ka thënë ai.

I pyetur për takimin e tij me deputetët e LV-së, Arben Vitia dhe Shqipe Selimi, Hasani ka thënë se nuk e ka problem të takohet edhe me Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka…