Hashani: Pandemia do t’i ulë çmimet e patundshmërisë

11 prill 2020 | 17:07

Drejtori ekzekutiv i Institutit RIINVEST, Alban Hashani, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për pasojat ekonomike që mund të ketë vendi pas pandemisë Covid-19 dhe masat që duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës në mënyrë që mos të kemi recension.

Ai ka thënë se pakoja e propozuar nga qeveria është një hap i mirë fillestar drejt zbutjes së pasojave të pandemisë. “Duhet pasur parasysh se kjo pandemi nuk mund të përballohet vetëm nga qeveria dhe për rrjedhojë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se pasojat e pandemisë do të reflektohen tek shumica e qytetarëve të vendit”, ka thënë Hashani.

Duke folur për nivelin e çmimeve që pritet të dervijonë në vend në saje të Covid-19, Hashani ka thënë se ndikimi më i madh do të vërehet fillimisht në derivate dhe në patundshmëri. “Në kohë krizash pritjet janë që çmimet do të ulën. Megjithatë, për shkak të natyrës së veçantë që ka kjo pandemi, ulja e çmimeve mund të mos reflektohet menjëherë për shkak se kërkesa për mallra që kanë peshë relative të madhe në shportën e konsumit është ende aktive. Mendoj se ndikimi më i madh do të vërehet fillimisht në derivate dhe në patundshmëri”, ka thënë Hashani për gazetën “Epoka e re”

Intervistoi: Albulena S. MAVARJ

“Epoka e re”: Z. Hasani, fillimisht si e konsideroni veprimin institucional me anë të politikës fiskale në situatën e pandemisë Covid-19?

Hashani: Qeveria e Kosovës ka këtë instrument në dorë për të adresuar problemet që shkaktohen si pasojë e pandemisë. Mendoj se pakoja e propozuar nga qeveria është një hap i mirë fillestar drejt zbutjes së pasojave të pandemisë. Duhet pasur parasysh se kjo pandemi nuk mund të përballohet vetëm nga qeveria dhe për rrjedhojë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se pasojat e pandemisë do të reflektohen tek shumica e qytetarëve të vendit.

 “Epoka e re”: Sa i përket pakos qeveritare për sektorin privat dhe mjetet e planifikuara për punonjësit privat, respektivisht 170 euro të pagës, a janë të mjaftueshme dhe a mund të kemi ndonjë situatë “katrahure” rreth procedimit të mjeteve në xhirollogaritë e punonjësve?

Hashani: Deri tani qeveria ka hartuar disa procedura se si do të shpërndahen këto mjete. Mendoj se duhet kujdes i shtuar që planet qeveritare të mund të zbatohen pa krijuar kokëçarje të mëdha burokratike.

 “Epoka e re”: Qarkulluan shifra të ndryshme sa i përket punonjësve pa kontrata në Kosovës, 100 deri në 130 mijë. A qëndrojnë këto shifra dhe çfarë masash duhet të merren tutej për luftimin e informalitetit?

Hashani: Unë mendoj se krijimi i mundësisë që edhe punëtorët pa kontratë të formalizohen dhe të përfitojnë nga pakoja mbështetëse e qeverisë është një hap i duhur drejt luftimit të informalitetit. Ky momentum duhet shfrytëzuar që të krijohen sa më shumë stimuj që ekonomia të formalizohet. Për më tepër, mendje se masat drejt këtij qëllimi nuk duhet të kenë karakter ndëshkues, por të krijohen stimuj që rrisin gatishmërinë e sektorit privat për formalizim. Në një fazë të dytë, masat mund të shtrëngohen për të siguruar se formalizimi po ndodhë.

 “Epoka e re”: Cilët janë sektorët që pritet të prekën më së shumti nga kjo situatë dhe a keni bërë ndonjë analizë në RIINVEST se sa punëtorë mund ta humbin vendin e punës?

Hashani: Sipas vlerësimeve fillestare janë disa sektorë që janë prekur ndjeshëm nga pandemia, duke veçuar sektorët e ndërtimtarisë, hotelerisë dhe turizmit, sektori i prodhimit. Këta sektorë janë edhe punëdhënës të mëdhenj dhe efektet e një goditjeje në këta sektorë kanë ndikim tek shumë familje kosovare.

 “Epoka e re”: Në situata të tilla kemi deflacion, mund të na flisni më shumë se çfarë deflacioni mund të kemi dhe cilët sektorë po ashtu do t’i atakojë?

Hashani: Në kohë krizash pritjet janë që çmimet do të ulën. Megjithatë, për shkak të natyrës së veçantë që ka kjo pandemi, ulja e çmimeve mund të mos reflektohet menjëherë për shkak se kërkesa për mallra që kanë peshë relative të madhe në shportën e konsumit është ende aktive. Mendoj se ndikimi më i madh do të vërehet fillimisht në derivate dhe në patundshmëri.

 

“Epoka e re”: Nga prizmi juaj si i keni parë vendimet e BQK-së sa  i përket aspektit kohore,  po ashtu dhe influencës në jetën ekonomike dhe sociale?

Hashani: Mendoj se BQK-ja është duke zbatuar misionin e saj për të siguruar stabilitet në sektorin financiar (në atë bankar dhe të sigurimeve). Instrumentet e BQK-së në këtë fazë janë të kufizuara. Përjashto këtu bashkëpunimin e saj me bankat komerciale për të krijuar lehtësi për individë dhe biznese që të kalojnë me sa më pak dhimbje këtë situatë pandemie pa cenuar marrëdhëniet afatmesme dhe afatgjata të këtyre të fundit me bankat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit në koordinim me ministrinë e…