Hashim Thaçi është heroi i gjallë në zemrat e gjithë shqiptarëve anekënd botës

26 prill 2025 | 18:26

Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka treguar se ka marrë qindra mesazhe përkrahje me rastin e vendosjes së posterit të ish-presidentit Hashim Thaçi në qytetin Delémont të Zvicrës, në mbështetje të luftës çlirimtare dhe personalitetit të tij.

“Mora qindra mesazhe nga gjithë miqtë e mi shqiptarë dhe të huaj. Ishin shumë adhurues nga të gjitha partitë politike të Kosovës dhe të Zvicrës që më përgëzuan. Bravo e madhe për ty me thoshin, nga ata të LDK-së, edhe të VV-së. Këta bashkëatdhetarë nxjerrin ofshamat me zemra të thyera që i përjetojnë rëndë padrejtësitë që iu kanë ba presidentit deri më tani dhe gjithë të tjerëve, ah me këto vite të humbra pa dhënë llogari askush. Ajo që më gëzoi është që asnjë njeri deri më tani nuk me erdhi me një mendim tjetër. Hashimi është heroi i gjallë në zemrat e gjithë shqiptarëve anekënd botes. Ai nga sot duhet të jetë në tëgjitha bulevardet e botës si njeri i lirisë, paqes dhe sakrificës. Kur kujdesi është gjithkund, kurajo nuk është askund!!!”, ka shkruar Sali Bislimi në një postim në Facebook.

Veprimtari Sali Bislimi vendos posterin e Thaçit në qytetin Delémont të Zvicrës (video / foto)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e papritur e Papa Françeskut hedh pikëpyetje mbi të…