
Hashim Thaçi: LIRIA E KOSOVËS ËSHTË MONUMENT I ADEM DEMAÇIT
26 korrik 2025
| 11:40
Në intervistën e tij për televizionin “Klan Kosova”, dhënë gazetarit Adriatik Kelmendi, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vëmendje të rëndësishme i ka kushtuar edhe ideologut dhe prijësit të Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të Kosovës, heroit Adem Demaçi.
Baca Adem ka qëndruar afër 28 vite në burg si i burgosur politik, ndërsa sot i mbush shtatë vjet nga shuarja e tij fizike.
“Kaloj përreth hapësirës ku me herët ishte vendosur vërja e shtatores së Adem Demaçit. Nuk kishte risi. Nuk u befasova. E kuptoj arsyen e paarsyeshme të mos vërjes ende. Thashë me vete: LIRIA E KOSOVËS ËSHTË MONUMENT I ADEM DEMAÇIT. Prandaj, nuk ka bust, lapidar apo shtatore që e zëvendëson lirinë e një populli”, ka thënë ish-presidenti Thaçi.
(Epoka e re)