Hashim Thaçi më dërgoi porosi që të mos flas në Speciale, e vet foli katër ditë

07 gusht 2020 | 08:13

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për Gjykatën Speciale dhe për intervistën e presidentit Thaçi dhënë në Hagë. Selimi në televizionin “Dukagjini” ka thënë se presidenti Thaçi ka porositur bashkëluftëtarët të mos flasin para Gjykatës Speciale e vet ka vepruar ndryshe. “Ai u ka thënë bashkëluftëtarëve që të mbrohen në heshtje në mënyrë që ai vetë kur ka shkuar në Hagë ka folur për ta”, ka thënë ai.

Selimi ndër vite ka shprehur mendimin se duhet të flitet dhe të mbrohet lufta e UÇK-së në Hagë. “Nga ajo që kam folur unë në Gjykatën Speciale, që nuk do të mbetet sekrete për shumë gjatë, do të shihet që përfiton UÇK-ja”, ka thënë ai.

Selimi tregon edhe për porositë që i kishte dërguar Thaçi kur është ftuar nga Specialja. “Ka pasur një presion ndaj meje që unë të heq dorë dhe të mos flas në Gjykatën Speciale. Me Thaçin nuk kam pasur komunikim të drejtpërdrejtë, por porosi kam pasur nga të gjitha anët që të mos flasë atje [Gjykatë Speciale]. Kam pasur porosi nga Thaçi dhe njerëzit rreth tij që është më mirë të mbrohemi në heshtje. Por nuk e ka bërë vetëm në adresë time, por i ka bindur disa të tjerë për të cilët jam i sigurt se ka folur vetë atje… Ai më së gjati ka folur në Speciale, katër ditë”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët në vijim do të mbajë mot i paqëndrueshëm, kryesisht…