Hashim Thaçi: Ndërkombëtarët lejuan që dialogu Kosovë-Serbi të shndërrohet në kauza elektorale

24 korrik 2025 | 22:01

Ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi foli për aktualitetin e vendit, raporton Periskopi.

Ai tha se bota në këto tre vite ka ndryshuar.

Thaci tha se ndërkombëtarët lejuan që dialogu Kosovë-Serbi, lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale.

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi eshtë e domosdoshme.
Ndërkombëtarët do duhej të ndreqnin gabimet që ndodhën në këtë proces gjatë viteve të fundit. Ata, me ose pavetëdije, dialogu mes Kosovës e Serbise lejuan që të shndërrohet në kauza elektorale në vendet përkatëse, kjo jo që nuk solli permirësim mes këtyre dy shteteve dhe popujve, por futi përçarje edhe ne politikën dhe brenda shoqerive të të dy vendeve. Ky proces mund të kete sukses veç kur do të ketë agjende dhe merr kuptim te qartë perëndimor.
Deri para pak vitesh relacionet Kosovë me bashkësinë ndërkombëtare kishin nje kthjelltësi monumentale”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën të dhënë në…