
Hashim Thaçi në Kosovë, Haga jep detaje rreth vendimit për ta liruar për vizitë
13 mars 2025
| 12:21
Gjykata Speciale ka liruar ish-presidentin Hashim Thaçi për një vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Në një përgjigje për “Express”, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë se vizita është mundësuar për arsye humanitare.
“Për arsye të forta humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, është thënë në njoftim.
Thaçi sot erdhi në QKUK ku po trajtohet babai i tij.