Hashim ​Thaçi thërret në telefon Pal Lekajn, i uron Pashkët

09 prill 2023 | 19:24

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka telefonuar nga Haga për t’ia uruar Pashkët.

“Falenderoj secilin nga ju për urimet dhe mesazhet tuaja, por në veçanti falenderoj mikun tim Presidentin Hashim Thaqi, i cili në rrethana aspak të lehta më telefonoi për të më uruar”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ai ka uruar që Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tjerë të kthehen për të festuar së bashku, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Për festën e Pashkëve patëm kënaqësi të presim në familje mikun e çmuar të familjes i cili tash e mbi 20 vite në çdo moment është pranë meje dhe familjes time kryetarin Ramush Haradinaj, kolegun Besnik Tahiri me Norën dhe fëmijët e tyre dhe shumë miq të cilët i falenderoj që kremtuam së bashku!

Falenderoj secilin nga ju për urimet dhe mesazhet tuaja, por në veçanti falenderoj mikun tim Presidentin Hashim Thaqi, i cili në rrethana aspak të lehta më telefonoi për të më uruar. Uroj që sa më shpejtë Presidenti dhe bashkëluftëtarët e tjerë të kthehen për të festuar së bashku!

Tradita shqiptare për të festuar bashkë mbetet vlerë e veçantë e kombit.
Gëzuar e për shumë mot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ese Ismail SYLA Fjala kurth shënjon mjetin e bërë nga…