Haskuka kërkon ndihmën e qytetit të Beratit për aplikim në UNESCO

29 prill 2018 | 17:06

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim homologun nga qyteti i Beratit, Petrit Sinaj.

Haskuka ka bërë me dije se komuna e Prizrenit kanë iniciuar projektin e binjakëzimit me atë të Beratit. “Me ftesën tonë për inicimin e binjakëzimit të komunës sonë me qytetin e Beratit e kemi në vizitë delegacionin e nga ky qytet i lashtë. Prizreni dhe Berati kanë shumëçka të përbashkët. Të dyja qytetet shqiptare kanë histori mbi 2000-vjeçare, reliefin me kala në krye, lumenjtë, malet dhe shtëpi të bukura me shumë dritare. Me kryebashkiakun Petrit Sinaj dhe delegacionin nga Berati, hapëm rrugën e vëllazërisë, ndërsa u dakorduam për bashkëpunim kulturor, ekonomik si dhe për bashkëpunim në arsim”, ka thënë Haskuka.

Ai ka thënë se Berati mund ta ndihmojë Prizrenin në procesin e aplikimit për në UNESCO. “Mundësia për këmbimin e turneve të turistëve që vizitojnë këtë pjesë të botës, do të jetë në dobi të dy qyteteve, ndërsa Berati mund ta ndihmojë Prizrenin në procesin e aplikimit në UNESCO”, ka deklaruar Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikalistët e Kosovës kanë bërë me dije se do të…