Haskuka komenton dorëheqjen e Shpend Ahmetit

08 mars 21:16

Kryetari i vetëm i Komunës që i ka mbetur në udhëheqje Lëvizjes Vetëvendosje e që nuk i përket grupit të dorëhequrve, Mytaher Haskuka, ka folur lidhur me dorëheqjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit nga kjo parti.

Në një prononcim për “Kallxo.com” kryetari i Prizrenit ka thënë se dorëheqja e Ahmetit ka ndryshuar raportet e këtyre dyve por nuk beson që do të zbehë bashkëpunimin ndërkomunal.

“I kemi disa iniciativa që i kemi të përbashkëta dhe në këtë aspekt vazhdojmë në të gjitha komunat me të cilat mundemi me bashkëpunu, bashkëpunojmë nuk është problem, në unionin e Komunave Shqiptare. Normal që ka ndryshuar pak pasi nuk jemi partinë e njëjtë. Por në aspektin e bashkëpunimin në mes të Komunës së Prishtinës dhe Prizrenit, nuk shoh ndonjë problem”, është shprehur Haskuka.

Ai po ashtu ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është dëmtuar nga dorëheqjet e fundit pasi që sipas tij e kanë bërë më të vështirë synimin e LVV-së për ndryshim në Kosovë. “Unë besoj që LVV ka qenë struktura e vetme për ndryshimin në Kosovë, tani ndryshimi është më problematik pasi ka ardhë deri te ndarja e forcave në njëfarë aspekti. Çdo person i cili largohet është dëmtim me njëfarë aspekti dhe normal që ka dëmtuar”, ka thënë Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Gjakovës, nesër (e premte), në ora 09:30,…