Haskuka viziton fermerët të cilët kanë përfituar subvencione

17 shtator 2020 | 16:52

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, kanë vizituar njërin nga 16 fermerët të cilët kanë përfituar subvencione në kuadër të projektit “Ngritja e pemishtes me pemë të imëta-dredhëza”.

Ky projekt ka për qëllim furnizimin e tregut me prodhime të freskëta vendore dhe rritjen e sipërfaqeve të mbjela me pemë të imëta, duke synuar zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe rritjen e mirëqenies së familjeve të fermerëve.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me…