Haskuka zotohet se do të jetë në shërbim të prizrenasve

20 janar 2020 | 14:47

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në takimin e organizuar me qytetarë në sallën e Kuvendit Komunal, ka prezantuar raportin e punës së për vitin 2019.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë rreth 80 pjesëmarrës, përfshirë këtu edhe kryetarë të bashkësive lokale, përfaqësues të organizatave të ndryshme, përfaqësues të medieve dhe qytetarë të shumtë.

Haskuka  ka thënë se për vitin 2019 është bërë punë e madhe në fusha të ndryshme në Prizren, ndërsa ka premtuar se gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve. Pas prezentimit të raportit, fjala u është dhënë të pranishmëve të cilët ngritën çështje të ndryshme, ndërsa përgjigjet i morën nga ana e kryetarit dhe drejtorëve komunalë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Esat…