Hava Mlinaku gruaja më e votuar me 833 vota në Vushtrri

18 tetor 2025 | 17:27

Që nga viti 2021, emri i Hava Mlinakut është bërë sinonim i përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së palodhshme në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë. Pas një karriere të suksesshme si Drejtoreshë e Administratës dhe më pas Nënkryetare e Komunës, ajo ka fituar besimin e madh të qytetarëve, duke u shpallur gruaja më e votuar në zgjedhjet komunale të vitit 2025 për Asamblenë Komunale.

Rezultati i saj dëshmon jo vetëm mbështetjen e gjerë që gëzon në opinion, por edhe respektin për një figurë që ka treguar integritet, përvojë dhe ndershmëri në çdo hap të angazhimit publik.

Hava Mlinaku mbetet shembull frymëzues për gratë dhe vajzat e reja që synojnë të përfshihen në jetën publike dhe politike të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten ka ndodhur një tentimvrasje në qytetin e Pejës.…