Haxhi Avdyli, Anton Qunit: Uroj që istikamet i ke mbajt më fortë se premtimet

22 gusht 2025 | 16:38

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur Anton Qunit pasi ky i fundit ka aluduar se Donika Gërvalla ka dezertuar.

Avdyli duke e akuzuar për mosmbajtje të premtimeve Qunin, ka thënë se shpreson që ai t’i ketë mbajtur më fortë istikamet.

“Dezertim i paparë është me u ngrit politikisht duke mbajt fjalime demagogjike anti PDK, anti Kadri e Hashim, anti ShIK e në fund me u ba bashkë me ta. Ndaj kujt? Ndaj vajzës së Jusuf Gervallës, aktivistes e koleges së idealit rugovian. Dezertim është me mbajt fjalime plot epitete false si ai se kur ju mbaroni prapa grilave, unë do e lë politikën. Mirë që është në politikë por së paku të mundohej të mbante disa nga parimet apo ndoshta Lumiri e Isa nuk ia lejon. E lëre që shkeli betimin ndaj qytetarëve, por ushtari bëhet bashkë me ata që u ngrit duke i akuzuar, duke ngrit dorën për të mos votuar ish kryetaren e zëdhënësen e LDK-së në Gjermani , Donika Gërvallan. Nga asnjë parim Rugovian, nuk ka dezertuar Donika, kurse ju përveq 3 shkronjave që ende mbani , cilit parim të dikurshëm jeni duke iu përmbajt akoma?”

“Unë besoj fort që istikamet i ke mbajtë më fortë se premtimet elektorale. Veç një pyetje në fund. Tash kë do akuzoni për vrasjet e pasluftës, sepse edhe ato akuza po dalin që i keni pas vetëm për efekte elektorale e asgjë më shumë. Sepse kur vjen interesi i pushtetit bëheni bashkë të kuqë, të kaltër e të zinj e ju rrok amnezia kolektive për të gjitha premtimet e betimet”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO)…