Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osmanit
Deputeti nga Guxo, pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë e tij, duke e lidhur vendimin me atë që ai e ka quajtur fushatë linçimi dhe urrejtjeje ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një deklarim publik në “Facebook”, Avdyli ka shkruar se sulmet ndaj Osmanit, përfshirë edhe thirrjet për dhunë dhe sulmet ndaj familjes së saj, janë të papranueshme dhe i përkasin një politike që do të duhej të ishte lënë pas.
“Sulmet e paskrupullta ndaj Presidentes Osmani, deri edhe në thirrje për pushkatim, si dhe linçimet publike ndaj saj nga figura të njohura e panjohura, përfshirë edhe sulme ndaj fëmijëve të saj, janë një politikë që do të duhej t’i përkiste së kaluarës së hidhur. Manipulimet me inteligjencë artificiale, të cilat e dehumanizojnë Presidenten dhe ata që mendojnë ndryshe, vetëm që të nxisin urrejtje të pakontrollueshme, e për qëllime elektorale me të vërtet janë të gërditshme”, ka shkruar Avdyli.
Postimi i plotë:



