Haxhi Avdyli: Mirëmengjesi nga unë dhe presidentja më e mirë pas pavarësisë, Vjosa Osmani
22 prill 2026
| 10:51
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka postuar një fotografi me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ka shprehur konsideratën e tij për të.
Avdyli e ka quajtur Osmanin presidenten më të mirë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në “Facebook”, Avdyli ka shkruar: “Kosova, ky vend i larë me gjak, ka nevojë për më shumë harmoni mes nesh, e më pak urrejtje. Mirëmëngjesi për ju, njerëzit e mirë, të Kosovës, shtëpisë tonë të vetme të përbashkët, nga unë dhe Presidentja më e mirë e pas pavarësisë Vjosa Osmani”.
Avdyli ka theksuar nevojën për bashkëpunim dhe unitet në Kosovë, duke ftuar qytetarët të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë dhe paqësore.



