Haxhi Avdyli: Shqipe Selimin s’e shohim si bashkëpunëtore të Listës Serbe

22 gusht 2025 | 11:04

Deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka thënë se pavarësisht se Shqipe Selimi abstenoni për Donika Gërvallën, nuk e konsiderojnë “si bashkëpunëtore të Listës Serbe”.

“Shqipe Selimi ka pasur arsye tjera, nuk i ka pasur të opozitës. Nuk e vlerësojmë Shqipe Selimin si bashkëpunëtore të Listës Serbe”.

“LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe Srpska janë në një vijë”, ka thënë ai.

Avdyli ka akuzuar ish-opozitën se nuk po duan të arrijnë funksionalizimin e institucioneve të Kosovës

“Ne shprehim keqardhje për ta, sepse qytetari po e sheh se kush është bllokues”, ka thënë ai.

Më tutje, Avdyli ka thënë se LV-ja për pak do të mbajë mbledhje, ku dhe do të kuptohet emri i propozuar për kryetar të Kuvendit.

“Ne duhet të shkojmë në zgjedhje sa më shpejt”, ka thënë Avdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Po kërkojë një klub dhe një vend ku mund të…