Haxhi Raci, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe UÇPMB-së, kandidat për deputet nga PDK me numrin 90

08 dhjetor 2025 | 16:11

Haxhi Raci, i cili në moshën 16-vjeçare ishte rreshtuar përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas kishte vazhduar angazhimin e tij edhe në radhët e UÇPMB-së, ka njoftuar se do të garojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës. Raci mban numrin 90 në listën zgjedhore.

Në njoftimin e tij publik, Raci ka theksuar se vendimi për të hyrë në garë politike vjen pas një përvoje të gjatë me strukturat e PDK-së dhe bashkëpunimit me qytetarë e aktivistë përgjatë 25 viteve që nga çlirimi i vendit.

“Kam vendosur të kandidoj për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me sinqeritetin më të madh kërkoj përkrahjen tuaj. Kur mora këtë vendim, besova fuqishëm tek ju, sepse jam rritur, zhvilluar dhe kam kaluar çdo sfidë bashkë me ju”, shkruan Raci në njoftim.

Ai thekson se synimi i tij është që në qendër të debatit politik të vendoset qytetari dhe përmirësimi i jetës së tij. Raci shton se gjatë gjithë jetës nuk është nisur “kundër askujt”, por gjithmonë me synimin për të mirën e përgjithshme.

Në deklarimin e tij, ai shpreh bindjen se PDK, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, ofron mundësinë për një qeverisje “pa zhurmë populiste, pa gjuhë të urrejtjes e ndarje, por me rezultate konkrete”. Raci përmbyll njoftimin e tij duke bërë të ditur se numri i tij në listën e PDK-së është 90.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka…