
Haxhi Shala sot intervistohet nga Specialja
07 tetor 2020
| 08:30
Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haxhi Shala, sot pritet të niset në Hagë për intervistim në Dhomat e Specializuara. Lajmin e ka dhënë ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, në “Facebook”.
“Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, ka shkruar Kilaj. Në gusht, Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.