Haxhi Shala transferohet për në Hagë

12 dhjetor 2023 | 10:28

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është ndaluar të hënën nga Gjykata Speciale. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për arrestimin e komandant ‘Topit’, Haxhi Shalës, i cili ishte cak i Speciales, në vazhdën e aksioneve të fundit, në kuadër të një procesi hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Shala tash është transferuar për në Hagë.

Ai deri para pak momentesh ndodhej në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.

Ndërkohë Avni Shala, vëllai i Haxhi Shalës tha se EULEX ishte në shtëpinë e tyre në orën 07:00, por që sipas tyre nuk kanë marrë asgjë.

Ai tha se Shala është arrestuar, por sipas tij, ai pritet që të ekstradohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka theksuar se kryeministri Albin…