Haxhihamza largohet nga Gjilani

27 korrik 2020 | 22:45

Portieri Kenan Haxhihamza është ndarë me Gjilanin. Haxhihamza si portier i parë ka ndihmuar Gjilanin që të dal nënkampion i Kosovës në futboll dhe për herë të parë të sigurojë paraqitjen në Evropë.

Haxhihamza, që është nga Rahoveci, ka shkruar në rrjetet sociale për ndarjen me Gjilanin.

Ai ka shkruar se nuk ka pritur që pas katër vjetësh të ndahet me Gjilanin. Gjilanin e ka vlerësuar ekip në të cilin është formuar si profesionist dhe si njeri. Ka falënderuar presidentin, drejtorët, administratën e klubit, kapitenin, bashkëlojtarët dhe trajnerët më të cilët ka punuar. Nuk ka harruar edhe tifozët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja jep lajmin e keq për Kylian Mbappe, ironikisht pozitiv…