Haxhimusën nuk e tundon interesimi i Partizanit

13 dhjetor 2017 | 11:46

Mesfushorin Betim Haxhimusa është duke e kërkuar skuadra e Partizanit të Tiranës. Ai për “Epokën e re” ka bërë me dije se nuk po e tundon aspak interesimi i skuadrës shqiptare dhe se planifikon t’i mbetet besnik Gjilanit.

“Kam kontratë me Gjilanin deri në muajin qershor dhe jam i përqendruar maksimalisht vetëm te kjo skuadër. Kam oferta nga disa klube jashtë futbollit të Kosovës, por nuk do të largohem deri në verë”, ka theksuar Haxhimusa, i cili nuk ka dashur t’i bëjë publikë emrat e skuadrave që janë të interesuara për shërbimet e tij.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti i Donjeta Sadikut për mospjesëmarrje në gara ndërkombëtare nuk…