Haxhiu: A është Albulena gardianja e mashtrimeve të LV-së që po tentohet me çdo kusht ta bëjnë kryeparlamentare?

22 prill 2025 | 16:42

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj emrit të përfolur për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke e quajtur atë “gardianen e mashtrimeve të LV-së “.

Përmes një postimi në “Facebook “, Haxhiu ka vënë në pikëpyetje integritetin e saj politik, duke përmendur të kaluarën si ministre e Drejtësisë dhe rolin e saj në disa ngjarje të diskutueshme.

Ai e konsideron absurde idenë që një deputete e cila ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend të propozohet për të udhëhequr atë, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po tenton me çdo kusht ta vendosë në krye të legjislativit me metoda që i quan “komuniste”.

Postimi i plotë:

Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë sa ishte ministre Albulena Haxhiu, e cila sot pas përfundimit të mandatit paska shkuar që të inspektoi punimet rreth renovimit të këtij Instituti.

Hipokrizi…!

Si nuk ka turp të bëj edhe deklarata kur pikërisht ajo është dashur të japë përgjegjësi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, që ruheshin në Institut, e vdekjen e të cilit e përdoren për të ardhur në pushtet. Aty u dogjën edhe mustaqet e komandantit Adem Jashari dhe gishti i heroit Isa Boletini të cilat ishin konservuar nga Prof.Dr. Arsim Gërxhaliu.

Objekti i Institutit sado i vjetër të ketë qenë edhe pse siç e paska thënë është rinovuar në 2005- tën, stafi aty i ka ruajtur me kujdes e fanatizëm dëshmitë.

A është Albulena gardianja e mashtrimeve të LV-së që po tentohet me çdo kusht ta bëjnë kryeparlamentare?

Si u bë që burri i saj të jetë po ashtu gardian i votave në KQZ?

Një deputete që hodhi gazëlotësjellës në Kuvend të bëhet kryetare e Kuvendit, kjo është absurditet vetëm ta mendosh.

LVV me metoda komuniste nuk mund dhe nuk duhet ta qeverisë Kosovën.

Deputete me cilen makinë i bëre vizitë Institutit sepse ti nuk je më ministre e Drejtësisë?

Ashtu siç nuk është kryeministër shefi yt Albini e që po vazhdoni t’i përdorni xhipat e zi, të cilët po ju dhimsen t’i braktisni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patrulla e policisë ishte paraqitur në vendin e ngjarjes pasi…