Haxhiu: Asnjëherë s’kam vepruar në kundërshtim me interesin e shtetit, më janë bërë sulme seksiste

02 qershor 2025 | 11:18

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka thënë se ndaj saj ka pasur sulme seksiste.

Haxhiu ka thënë se gjithmonë ka vepruar në përputhje me interesat e shtetit dhe qytetarëve.

“Sot ishte hera e 17-të prej kur është vendosur propozimi për votimin e fshehtë, kjo procedurë ka filluar që nga 1 maji. Përkundër kësaj, ne nuk kemi një situatë ndryshe, pra opozita me një inat irracional, ka vendosur të mos marrë pjesë në votim. Sot bëhen tri javë prej kur AAK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pra AAK-ja me mbështetjen e disa deputetëve e ka kontestuar votimin e fshehtë. Përkundër faktit që kanë kaluar 3 javë nuk kemi përgjigje. Urojmë që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me rrethanat, dhe të marrë vendimin. Ne kemi dërguar komentet në raport me të njëjtën”.

“Unë mendoj që edhe VV-ja, kryeministri Kurti, ka folur mbi këtë çështje. Ajo çfarë dua të shtoj është që siç e kam thënë, nuk i kuptoj arsyet publike që i kanë bërë opozita për kundërshtimin tim. Më quajnë përçarëse, konfliktuoze, por jam e hapur të diskutojmë për secilën çështje që kam bërë, asnjëherë nuk kam vepruar në kundërshtim me interesat e qytetarëve. Sulmet seksiste, mizogjene, kanë qenë të papranueshme”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në…