Haxhiu dhe Costa diskutojnë për Planin e Rritjes dhe rrugën evropiane të Kosovës

03 qershor 2026 | 13:23

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Haxhiu ka treguar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e konsensuesit kombëtar për çështjet që lidhen me BE.

Ajo ka thënë se Kosova mbetet një nga shoqëritë më proevropiane në rajon.

Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë.  Diskutuam për agjendën evropiane të Kosovës, Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, reformat, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e konsensusit kombëtar për çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian. Kosova mbetet një nga shoqëritë më proevropiane në rajon. Ky orientim i qartë i qytetarëve tanë është forcë për vendin dhe bazë e sigurt për rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përballet sonte me Izraelin në një ndeshje…