Haxhiu: Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet

05 korrik 2021 | 17:13

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se dënimi me 10 vite burgim i Zoran Vukoticit për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është  një lajm shumë i mirë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohet çdo ditë.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!”, ka shkruar Haxhiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zoran Vukotiq u dënua sot me 10 vjet burgim, i…