Haxhiu: Duhet konsultim ndërmjet partive politike për të gjetur zgjidhje

17 prill 2025 | 13:50

Deputetja/ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet të konsultohen me partitë politike për të gjetur zgjidhje.

Kjo pasi Kuvendi ka ndërprerë sërish punimet, pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka thënë se s’ka pajtim ndërmjet partive.

“Dehari e ndërpreu seancën sepse s’kishte pajtim në takimin konsultativ. Për ta gjetur një zgjidhje duhen konsultime ndërmjet partive politike. Unë isha e pranishme në këtë takim, bashkë me mua znj.Kusari-Lila. Ne si parti politike duam ta korrigjojmë gabimin e Kuvendit të Kosovës, duke pasur parasysh se as me rregulloren e Kuvendit të Kosovës nuk është e paraparë një situatë të tillë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk ka pranuar të…