Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Verboc
30 prill 2026
| 11:26
Ushtruesja e detyrës së presidentes së, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe në fshatin Gllobar të Drenasit, në varrezat e dëshmorëve në Verboc.
Në orën 10:45 në ata do të zhvillojnë homazhe në Shtuticë, ndërsa në orën 11:15 do të qëndrojnë në Kompleksin Memorial në Marinë.
Sot po shënohet përvjetori i rënies se 280 martirëve nga Verboci dhe fshatrat përreth, si dhe i 42 dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.
Në këtë ditë përkujtimore u nderua edhe figura e Ilaz Kodrës, një nga komandantët që dha kontribut të veçantë në rezistencën për çlirim.
Në kompleksin memorial në Verboc janë të varrosur 73 martirë, ndërsa të tjerët prehen në fshatra përreth. /EO



