Haxhiu: Epopeja e UÇK-së ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës

05 mars 2026 | 10:43

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në seancën solemne në nder të Epopesë së UÇK-së, përkujtoi sakrificën e madhe të familjes Jashari.

Para deputetëve, ajo tha se Epopeja e UÇK-së nuk ishte thjesht një ngjarje historike, por një mesazh i përjetshëm: qëndrimi i guximshëm, sakrifica, vendosmëria dhe dashuria për liri mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë.

“UÇK-ja u bë realitet i pathyeshëm; edhe lufta, edhe çlirimi morën një formë tjetër. Epopeja e UÇK-së nuk ishte vetëm një ngjarje, por një mesazh i përjetshëm. Prekazi u bë simbol i një populli që nuk pranon të dorëzohet. Prekazi është një vend konkret në hartë, por në mars të vitit 1998 u shndërrua në një vijë ndarëse në kohë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se ata që ranë lanë një vendim, përgjegjësinë për të ndërtuar Republikën dhe për ta mbrojtur atë.

“Nuk ka fjalë që mund të shtojnë madhështinë e asaj sakrifice. Ata që ranë morën një vendim; me atë vendim na lanë përgjegjësinë për të ndërtuar këtë republikë të drejtë dhe për ta mbrojtur, për ta mbajtur dinjitetin mbi frikën. Nuk kujtojmë vetëm rënien, por zgjedhjen që u bë – zgjedhjen për të mos u dorëzuar”, deklaroi kryeparlamentarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në seancën solemne…